Transmetuar më 21-02-2024, 10:37

Sezoni i Rafael Leaos vazhdon me ulje-ngritje, me Milanin në linjë me paraqitjet e portugezit. Rafa, një forcë shtytëse absolute në vitin e titullit dhe sezonin e kaluar, nuk po e ruan nivelin e viteve të fundit.

I dobët në kampionat dhe jo fort ndikues në skuadrën e Stefano Piolit, me të cilin megjithatë shënoi javën e kaluar në “Europa League”. Rafa e pa veten duke u mbrojtur nga disa persona, që i adresuan fyerje raciste vulgare. Këto fyerje i mbërritën në rrjetet sociale, pas humbjes së Milanit ndaj Monza, diçka që lë shije të hidhur, veçanërisht tashmë në vitin 2024.

Leao e rinovoi kontratën me Milanin verën e kaluar, por e ardhmja e tij te kuqezinjtë nuk është aq e sigurt. “Tuttosport” e shkruan këtë, duke shpjeguar se si te kuqezinjtë nuk ka lojtarë të patransferueshëm, siç tregohet nga operacioni Tonali-Newcastle.

Gazeta torineze shpjegon se si zbuluesi i portugezit, Luis Campos, po punon për ta marrë atë në “Parce des Princes” për të zëvendësuar Kylian Mbappé. Mes dëshirave të PSG për merkaton e verës, një nga emrat në krye të listës është sulmuesi portugez.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd