Transmetuar më 21-02-2024, 10:45

Ka kaluar vetëm pak kohë, kur aktorja Anna Lika, bëri publik lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së saj.

Çdo ditë e më shumë, duket se bëhet më e vështirë për të që të përballet me këtë realitet të dhimbshëm.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka ndarë një video me kujtimet me të bukura të fëmijërisë me të ëmën të cilën e shoqëron me dedikim prekës, ku shprehet se e ndjen shumë mungesën e saj dhe e ka të vështirë ta pranojë humbjen e saj.

“Është e vështirë të pranosh se jeta është edhe kjo…”, shkruan Anna Lika.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd