Transmetuar më 21-02-2024, 11:28

Thomas Tuchel dhe Bayern Munich do t’i ndajnë rrugët në fund të sezonit. Sipas “Sky Sport Germany”, palët kanë arritur një marrëveshje miqësore në orët e fundit dhe njoftimi zyrtar pritet në orët në vijim.

Trajneri gjerman, pra, do ta përfundojë sezonin, edhe nëse bavarezët do të eliminohen nga Lazio në Champions League. Xabi Alonso është ëndrra e klubit më të suksesshëm në Gjermani, por ka konkurrencë nga Liverpool-i për spanjollin. Gjithashtu, në “radar” janë Antonio Conte, Zinedine Zidane dhe José Mourinho.

Asnjë ndryshim në stol deri në qershor. Kjo është linja e zgjedhur nga drejtuesit e Bayern Munich, të cilët para revolucionit të mundshëm të verës do të vazhdojë me Tuchel në stol, pavarësisht nëse do të përparojnë apo jo në Champions League. Trajneri gjerman është një lloj “njeriu i vdekur që ecën”, tani i sigurt se do të divorcohet pas një sezoni shumë më të dobët se pritshmëritë.

Tuchel, i cili mori drejtimin nga Nagelsmann më 24 mars 2023, ka kontratë deri më 30 qershor 2025, por nuk ka arritur rezultatet e dëshiruara. Pasi fitoi titullin e Bundesligës sezonin e kaluar më shumë falë “vetëvrasjes sportive” të Borussia Dortmundit sesa për meritat e veta, skuadra bavareze humbi Superkupën e Gjermanisë dhe u eliminua para kohe në Kupën e Gjermanisë kundër Saarbrücken-it modest.

Bayern Munich është aktualisht në vendin e dytë të kampionatit, 8 pikë prapa Leverkusenit, me shpresat për fitoren përfundimtare të reduktuar maksimalisht. Megjithatë, paraqitja e bavarezëve në Champions League ishte e mirë, deri në humbjen e fundit në “Olimpico” kundër Lazios, në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Pankina e Bayernit është një nga më të lakmuarat në Europë dhe jo rastësisht me të lidhen emra të mëdhenj; duke filluar nga Xabi Alonso, trajneri i mrekullisë së Bayer-it, deri tek ata që kërkojnë “ringjallje” apo shpagim, si Zidane, Conte dhe Mourinho.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd