Transmetuar më 21-02-2024, 13:12

Cristiano Ronaldo është kampioni i parë që ka mbërritur në Arabinë Saudite dhe Al Nassr ka filluar të frikësohet për të ardhmen e tij. Portugezi është rikuperuar, teksa ka nisur një aventurë të re në Azi në moshën 37-vjeçare (tani është 39).

Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" paguhet 200 milionë euro në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Frika e klubit të tij është që ta humbasë, sepse do të ishte një fatkeqësi ekonomike në çdo mënyrë.

Sipas asaj që raportohet nga "Goal Arabia", klubi i Al Nassr i paguan kontratat faraonike të lojtarëve të tij falë aktiviteteve të lidhura me CR7, një markë e vërtetë, si dhe kampion i aftë për të bërë ende diferencën. Prandaj, dëshira e klubit saudit është që ta bindë atë të luajë përtej vitit 2025.

Ka disa faktorë që mund ta favorizojnë Al Nassr. Si fillim, portugezi e di se është një nga opsionet e pakta që i ka mbetur për të qenë protagonist, së dyti CR7 dëshiron të luajë në Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se do të dëshironte të investonte në aksionet e klubit, ndaj të paktën qëndrimi në tribuna mund të ishte thuajse i sigurt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd