Transmetuar më 21-02-2024, 14:32

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar ditën e sotme se do të ndryshohen kompetencat e prefektit. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balla ka theksuar se me ndryshimet që do të bëhen, nuk do të ketë me përplasje të kompetencave me të kryetarit të Bashkisë. Balla ka shtuar se roli kryesor i Prefektit do jetë drejtimi i Këshillit të Sigurisë Publike me synimin për rritjen e sigurisë në komunitet.

"Ndryshimin në ligj do kemi mundësi që gjatë diskutimit në Kuvend, ta diskutojmë më gjerë këtë nismë ligjore. Dua të informoj publikun se kemi marrë referencë eksperiencat më të mira të funksion të rolit të Prefektit, besoj që pas miratimit të ligjit do kemi një institucion prefekti shumë efektiv në procesin e ndërlidhjes mes qeverinë qendrore dhe vendore. Ka qenë një informacion i rremë lidhur me këtë qasje. Qeveria ka të drejtën e rasteve të propozimit të shkarkimit. Në ligj përcaktohet qartë dhe vendimin përfundimtar e jep Kushtetuesja. Nuk është e vërtetë. S’ka përplasje të kompetencave të prefektit me kryetarin e bashkisë. Prefekti është përfaqësuesi vendor i Këshillit të Ministrave. Ajo që për mua ka rëndësi është drejtimi i Këshillit Vendor të Sigurisë publike, për të garantuar më shumë siguri në komunitet," tha Balla.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd