Transmetuar më 21-02-2024, 19:30

Dinamo fiton në Korçë. Skuadra e Dritan Mehmetit triumfoi 0-1 përballë Skënderbeut vendas.

Lorenco Vila ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 52′, duke i dhuruar tri pikë tepër të rëndësishme 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Ky ishte rezultati i pestë radhazi pozitiv në Superiore për Dinamon, që ka parakaluar Tiranën duke u ngjitur e katërta. 35 pikë numërojnë blutë e kryeqytetit, një më shumë se Tirana. Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd