Transmetuar më 21-02-2024, 19:50

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka folur në përfundim të mbeldhjes me drejtuesit e qarqeve për mediat.

Rama dha dhe komentin e tij për protestën e tij për opozitën, ku sipas tij ata nuk janë opozitë, por grupe.

"Nuk e ndjek opozitën’, kështu u përgjigj kryeminsitri Edi Rama i pyetur për protestën e Rithemelimit. Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk e ndjek opozitën. Ajo nuk është opozita ata janë konglomerate, grupe."-tha Rama.

Pyetje: McGonigal është dënuar me 28 muaj burg sepse u provua ndryshe nga ajo që keni thënë ju për marrjen e parave nga Agron Neza? A mendoni se do hetoheni për këtë rast, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është korruptuar nga kryeministri i Shqipërisë.

Rama: Mos më ndërprit, unë në prononcimet e mia lidhur me këtë rast i jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet zyrtare në SHBA, sepse vetë nuk kam pasur dijeni me ato që janë thënë.

Pyetje: Prokurorja tha se paratë janë dhënë për të krijuar lidhje me zyrtarët shqiptarë? Ju e keni takuar.

Rama: Do e takoja sa herë të kthehesha prapa, sepse po të më kërkohen takime nga zyrtarë të vendeve aleate, do i mirëpres gjithmonë.

Te kjo çështje duhet ta pranoj se ja keni futur kot.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd