Transmetuar më 21-02-2024, 19:50

Qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë bizneseve fasone plot 40 miliardë lekë të vjetra.

Këtë e bëri të ditur sot ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, raporton noa.al.

Mete njoftoi daljen e një Akti Normativ të qeverisë, ku mes të tjerash janë përfshirë dhe 4 miliardë lekë të rinj fond financiar për fasonët.

Mete justifikoi këtë fond duke thënë se kjo mbështetje prej prej 4 miliardë lekë do të shkojë për bizneset e sektorit të industrisë përpunuese fason, sepse sipas tij, ata kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin.

Mete pranoi se kjo ndihmë financiare jepet edhe për të përballuar ato që i cilësoi efektet e goditjeve në këtë sektor".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd