Transmetuar më 21-02-2024, 21:00

Të paktën shtatë punonjës të një kompanie private në Fier janë asfiksuar duke përfunduar të kërkojnë ndihmë është mjekësore në spital dhe një prej tyre shfaqet në gjendje më të rëndë, por pa rrezik jete.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në mjediset e kompanisë Jura në Fier, raporton noa.al.

Paraprakisht dyshohet se brenda ambienteve të kompanisë Jura ka pasur një rrjedhje të lëndëve kimike.

Dyshimet e para janë se punëtorët janë asfiksuar nga lëndët kimike që gjendeshin në këtë kompani.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe autoambulanca. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Jura është një kompani koreane për prodhimin e pajisjeve të makinave që ka hapur filialin pesë vite më parë në Fier.

Policia tha zyrtarisht se sonte rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Shtatë prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë.

Ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Vijon…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd