Transmetuar më 21-02-2024, 21:09

Mbrëmjen e kaluar, Romeo dhe Meritoni janë përplasur me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë është bërë prishja e sfidës së Vëllait të Madh nga ana e Meritonit, i cili u hodh në pishinë, duke lënë pjesëtarët e shtëpisë pa ushqim.

Ndërkohë që Meritoni u shpreh se e bëri të gjithën për qejf, Romeo i është përgjigjur se është gabim dhe se nuk po e respekton aspak atë, duke qenë se jashtë janë shumë miq.

Teksa kanë qenë në oborr, Erjola dhe Romeo, të cilët janë miqtë shumë të afërt me Meritonin jashtë, kanë bërë një bisedë, duke i dalë kundër sjelljeve të Meritonit.

Romeo: Ja kam thënë (Meritonit) dy herë ‘kujdes, se je gjithë ky djalë, je i qeshur, kujdes!’

Erjola: Kam ngrënë e kam fjetur me të e me njerëz, e kam dashur me pastërti!

Romeo: Ka fjetur në shtëpinë time ai moj! Ia ka bërë babai im kafenë, ka fjetur në shtëpinë time, kam liruar krevatin, çfarë po thua?

Bardhi: Doja t’i thoja se Ilnisa bëri një pyetje shumë tendencioze dhe ishte gabim. ‘Pse ti s’po e merr Ilnisën të flasësh, t’i thuash mos mi sulmo shokët kot, se ti duhet të marrësh femrën tënde dhe t’i thuash’.

Erjola: Çfarë femre ka ai, ajo është më keq se burrat! Ky ka veshur takat ajo ka veshur këpucët e burrit, na lodhi!”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd