Transmetuar më 21-02-2024, 21:14

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një fjalë të shkurtër për mediat teksa ndër të tjera u ka kërkuar socialistëve gjatë mbledhjes, në fokus të të cilës ishin anëtarësimet e reja, që “të punojmë sikur zgjedhjet e përgjithshme do të ishin në 15 Mars”.

Ndërkohë gjatë prononcimit për mediet pas takimit online, i pyetur nëse do të aktivizonte sistemin e patronazhistëve, Rama u përgjigj se ai është aktiv në çdo kohë.

“Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur flet opozita, që jemi patronazhistë dhe ne të tjerët”, tha Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd