Transmetuar më 21-02-2024, 23:10

Porto triumfoi 1-0 ndaj Arsenalit në Portugali, në ndeshjen e parë të Champions League. Portugezët u treguan mjaft të rrezikshëm në kundërsulme, duke bezdisur jo pak portën e mbrojtur nga Raya. Djemtë e Conceicao shkaktuan drithërima në shkallët e stadiumit në pjesën e parë, Galeno “flirtoi” me golin, vetëm shtylla e ndali lojtarin. Gooners nuk goditën asnjëherë në portë, teksa u përpoqën që të bëjnë diferencën me lojën nga krahët. Trossard shpërdoi një mundësi të mirë (51’). Në shtesë, Porto “tundi rrjetën” me Galeno-n, pikërisht në fundin e takimit.

Në Itali, ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës përfundoi 1-1. Të parët shënuan katalanasit me Lewandowskin, ndërsa u përgjigj Osimhen pak më pas. Në aktin e kthimit, do të vendoset skuadra e kualifikuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd