Transmetuar më 22-02-2024, 08:26

GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi dhuno dhe u bë shkak i abortit që pësoi e dashura e tij 19-vjeçare. Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari që jetonte në Zakynthos akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut, por shtatzënia e saj është ndërprerë.

Tashmë shqiptari akuzohet për dhunë në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë dhe celularin partneres së tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd