Transmetuar më 22-02-2024, 10:14

“Për momentin, e ardhmja ime është ndeshja e radhës. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë luaj për Romën dhe e imagjinoj veten në Romë”. Kjo është përgjigja e Paulo Dybala për gazetën arabe, "Al Arabi Al Jadeed".

Duke folur për ardhjen e Daniele De Rossit si trajner, argjentinasi shtoi: "Ai ishte një ikonë e Romës si lojtar dhe tani është plotësisht i përkushtuar në rolin e ri tqë trajnerit. Ai po transmeton idetë e veta dhe është vërtet stimuluese të punosh me të. Unë dua të jap më të mirën për këtë ekip dhe për tifozët, që më pritën në mënyrë të pabesueshme. Do të doja të siguroja kualifikimin në Champions League në fund të këtij sezoni".

Nuk mund të mungonte një mendim edhe për José Mourinho, me të cilin punoi deri më 16 janar: “Të punoja me të ishte stimuluese, Mourinho përfaqësonte rritje të konsiderueshme për mua. Po flasim për një trajner që ka bërë shumë në karrierën e tij, pa dyshim. Ai sjell përvojën e tij dhe ju ndihmon të rriteni si futbollist. Sinqerisht, nuk e di se çfarë i rezervon e ardhmja, por jam i sigurt se do të drejtojë një klub të nivelit të lartë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd