Transmetuar më 22-02-2024, 17:37

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë vendosur kontroll të rreptë në hyrjen e Vlorës për persona të dyshuar dhe armë.

Deri tani, qëllimi kryesor i këtyre kontrolleve mbetet kontrolli rutinës, dhe nuk ka ende informacione për persona të shoqëruar ose të ndaluar.

Personat e dyshuar janë ndaluar dhe po i nënshtrohen kontrolleve nga policia.

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë veprimtari.

Kontrolli është përforcuar gjatë ditës së sotme, pas arrestimit të Armando Sulejmanit në Durrës, si pjesë e operacionit “Zëvendësimi”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd