Transmetuar më 22-02-2024, 21:13

Një grabitje në një pikë këmbimi valutor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Bëhet me dije nga burimet për media se një person i maskuar me kapuç e doreza dhe me një pistoletë, ka hyrë brenda pikës së këmbimit valutor dhe ka kërcënuar punonjësin.

Ndër të tjera mësohet se teksa është larguar, autorit i ka rënë pistoleta, e cila ka qenë imitim.

Policia është vënë në ndjekje të autorit.

‘Rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit’, citon policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd