Transmetuar më 22-02-2024, 22:05

TIRANË-Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në njësinë nr. 3 në Tiranë me zonjën Fiqirete Sakollari e cila pas vdekjes së bashkëshortit, Xhaferit, mëson se ai ia kishte lënë shtëpinë në Tiranë dhe Vlorë djalit të tij nga martesa e parë.

Fiqiretja tregon se ishte martuar me Xhaferin prej 22 vjetësh. Në 3 shkurt ajo është njohur me një njoftim noterial se duhet të lirojë shtëpinë. Testamenti është përpiluar në zyrën e noteres Diana Kamberi, e cila i ka thënë Fiqiretes se nuk i takon shtëpia pasi është blerë para martese. Zonja Sakollari është 66 vjeçe, invalide dhe nuk ka ku fut kokën. “Stop” shkoi në zyrën e noteres Kamberi, e cila pretendon se ka vepruar konform ligjit.

Qytetari: Si kalove?

Diana Kamberi: Mirë! Ia ka kaluar të gjitha djalit, sepse janë prona, të cilat ai i ka vënë, kur ka qenë jo i martuar me Fiqireten. Pronën e Tiranës e ka bërë në 96-tën, kur nuk ka qenë i martuar me Fiqireten edhe pronën e kësaj, pavarësisht se Fiqiretja më thotë mua, që këtë e kemi bërë më prapa. Të thashë, në këtë pikë, flasin letrat edhe pronën e Vlorës, flasim për vitin 2006, për vitin hë…, mirë thashë ‘96, se këtë e ka blerë më vonë. Invalide është?

Qytetari: Po!

Diana Kamberi: Po nuk është invalide e klasit, si ta them unë ty, që është e pazonja për të punuar. Ajo vetëm aty mund të shikojë, te ajo e Vlorës. Te ajo e Vlorës, sepse ajo thotë që pavarësisht se nuk e di, se si i ka bërë letrat, por ne kemi qenë prezent aty thotë, kur e kemi bërë si shtëpi, që vërtetohet që ato kanë ndërtuar qëkur shtëpia është ndërtuar kur ajo e pandërtuar është. Jo i ka letrat më përpara, vetëdeklarimin e ka bërë.

Qytetari: Jo më në 2005-2006-tën e kanë bërë.

Diana Kamberi: Ah, s’e di për Zotin! Nuk e di, unë di vetëm letrat që kam shkruar, ça më ka thënë ai.

Qytetari: Prandaj erdha të pyesja që përfiton ndonjë gjë, a s’përfiton kjo?

Diana Kamberi: Nuk përfiton asnjë gjë çuni, më vjen keq. Në çdo pronë, ajo e ka lidhur, ai e ka ndërtuar, kur nuk ka qenë me këtë edhe vërtetohet, që kjo ka ka lidhur martesë në 2002-shin, që do të thotë para 2002-shit, ky ka vënë pronat.

Qytetari: Mua më intereson të mos dali ajo, se s’kemi ku ta çojmë, se ajo është mirë e bukur.

Diana Kamberi: A të flas unë, asaj Fiqiretes asaj, që unë s’kam pretendime. Unë heq dorë nga gjyqet, nga të gjitha dhe ai të më lërë mua, sa të kem jetë unë aty.

Qytetari: Ata ashtu e kishin lënë muhabetin, që në fillim.

Diana Kamberi: A ta lëmë ashtu që të mbyllet çdo gjë po të them? A do ti? Të bëj një kontratë unë me ata?

Qytetari: Unë dua, ja të flas me Fiqireten, ta sjell këtu.

Diana Kamberi: Thuaja!

Qytetari: Ajo kishte ardhur, ishte interesuar te ty

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd