Transmetuar më 23-02-2024, 08:52

Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes në Shkodër, ku një makine i është vënë zjarri dhe ka shpërthyer në flakë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb, nga kamerat e sigurisë u vu re një person që ka ardhur në vendin e ngjarjes me motor dhe ka hedhur një shishe me benzinë molotov dhe ka ndodhur shpërthimi. Po ashtu mësohet se Bledar Freskina, pronar i “Audi”-it, rezulton të ketë në pronësi dhe një lokal në Shkodër.

Pronari i automjetit ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona të ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.

‘Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një automjet që dyshohet se ishte djegur me lëndë plasëse, ju informojmë se:

Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet e tjera hetimore në vendngjarje, rezultoi se në automjet nuk është hedhur lënde plasëse, por është hedhur lëndë djegëse.

Vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd