Transmetuar më 23-02-2024, 08:59

Aksident fatal në aksin Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi Albert Shullani, 21 vjeç, plagoset Kristian Arra

Lezhë, 23 shkurt 2024 /noa.al- Aksident tragjik me një të ri të vdekur sot herët në mëngjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, raporton noa.al duke cituar burime policore lokale.

Automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi Albert Shullani 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën.

Ndërsa pasagjeri, shtetasi Kristian Arra, është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd