Transmetuar më 23-02-2024, 12:58

Në Nyon të Zvicrës u hodh sot në mesditë shorti i 1/8 finale të “Europa League”. Goglat zbuluan kundërshtarët e Atalantës, Milanit dhe Romës, tri skuadrave italiane që ende garojnë në kompeticionin e dytë europian të klubeve për nga rëndësia. Slavia Praga është pengesa e kuqezinjve të Piolit, ndërsa Roma do të përballet me Brighton e italianit Roberto De Zerbi.

Ja duelet e plota të 1/8 finale të Ligës së Europës:

Sparta Pragë-Liverpool

Marseille-Villarreal

Roma-Brighton

Benfica-Rangers

Freiburg-West Ham

Sporting-Atalanta

Milan-Slavia Praga

Qarabag-Bayer Leverkusen

Ndeshjet e para të këtij raundi do të luhen më 7 mars, ndërsa ato të kthimit janë planifikuar një javë më vonë, më 14 mars. Siç dihet, rregulli me vlerë të dyfishtë për golat jashtë fushe nuk vlen më. Nëse pas dy ndeshjeve (vajtje dhe kthim), rezultati total do të jetë i barabartë, atëherë pas 180 minutave lojë do të vazhdojë koha shtesë dhe ndoshta goditjet e penalltisë.

Sikurse dihet, finalja e “Europa League” do të luhet në stadiumin “Aviva” të Dublinit më 22 maj. Kjo është hera e dytë që ky objekt sportiv pret një finale të turneut të dytë kontinental, pas finales së vitit 2011, të fituar nga Porto ndaj Bragës.  Në thelb, para hedhjes së shortit të sotëm kishte tri kufizime nga rregulloret e UEFA-s.

– Fituesit e grupeve të ndryshme shortoheshin nga vazoja e parë.

– Skuadrat që i përkisnin të njëjtës federatë (vendi, kombi) nuk mund të shortoheshin kundër njëra-tjetrës (fjala vjen, Roma kundër Milanit).

– Fituesit e grupeve të ndryshme konsideroheshin pritës të ndeshjeve të para të 1/8 finale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd