Transmetuar më 23-02-2024, 15:34

Ditën e sotme, bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza, Hajrush Behluli, është aksidentuar nga një makinë në Prizren, teksa ishte duke ecur në rrugë.

Në media po qarkullon edhe foto nga momenti i aksidentit, ku Hajrushi shihet i plagosur, ndërsa Shkurte Fejza është pranë tij.

Mësohet se për fat të mirë gjendja e tij është e mirë, por ndodhet në spital për të marrë kurimin e duhur.

Ndërkohë, nuk ka ende një njoftim nga policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd