Transmetuar më 23-02-2024, 16:20

Ditën e sotme, në Korçë, një shtetas me inicialet G.M., 43 vjeç, i cili po drejtonte automjetin e tij tip “BMW”, ka përplasur shtetasen me inicialet K.B., 65 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.

65-vjeçarja, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 23.02.2024, rreth orës 14:10, në lagjen nr. 2, Korçë, pranë kinema “Majestic”, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin G. M., 43 vjeç, ka përplasur këmbësoren K. B., 65 vjeçe, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.", shkruan policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd