Transmetuar më 23-02-2024, 17:20

Gjenden dy mina të paplasura në Shkodër.

Minat e ndryshkura janë gjetur nga punonjës së bashkisë Bushat teksa po pastronin një kanal vaditës.

Sipas policisë, dyshohet se i përkasin vitit 1997.

Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd