Transmetuar më 23-02-2024, 17:43

Policia e Durrësit, vetëm pak orë pasi zbuloi një ngjarje të rëndë, ku një vajzë 19-vjeçare vrau babain e saj, ka gjetur armën e krimit.

Bëhet me dije se arma është gjetur pranë një moçali.

Vendin ku u fsheh arma e tregoi vetë 19-vjeçarja, pasi në fillim ajo kishte pretenduar se e kishte hedhur në det.

Policia njofton se arma është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, aty ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd