Transmetuar më 23-02-2024, 18:22

DURRËS- Zbardhet ngjarja në Shënavlash. Autorë vajza 19-vjeçare dhe dy vëllezërit.

Në krim kanë marrë pjesë vajza dhe vëllezërit. Policia i ka vënë në pranga anëtarët e familjes.

Në qesen që ishte mbështjelle trupi i 50-vjeçarit, janë gjetur gjurmë gishtash të 25-vjeçarit Hysen Meta.

Krimi u krye nga fëmijët, të cilët më pas fshehën edhe ngjarjen dhe provat.

Në pranga ra edhe vëllai tjetër i Hygerta Metës, Amarildo Meta. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar në vrasje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd