Transmetuar më 23-02-2024, 20:54

Emisionit “Pëpruthen” iu bashkua sot një vajzë e re e cila quhet Aria. Ajo kishte vendosur të bënte një hyrje të pazakontë në studio. Kafsha e saj fatsjellëse siç e quan ajo, gjarpri, erdhi në studio bashkë me të.

E pyetur nga Megi se cilit nga konkurrentët do të donte t’ja jepte ajo thotë emrin e Bucit. Në momentin kur Buci e merr në shpatull, gjarpri lëviz nga shpatulla e tij duke frikësuar moderatoren Megi Pojani.

Buci e pyet Arian nëse ka helm apo jo. Ajo përgjigjet:

Aria: Varet nga njeriu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd