Transmetuar më 23-02-2024, 23:21

Personi në foto është 25-vjeçari Hysen Meta, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri babanë e tij Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit.

Fillimisht, ka qenë motra e tij, Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër ngjarjen e rëndë duke dëshmuar në polici se ajo e kishte vrarë babanë.

Por orë më vonë, vetë 25-vjeçari, Hysen Meta rrëfeu ngjarjen makabër duke pranuar se ai ishte autori dhe se motra e vëllai i tij Amarildo Hyseni e kishin ndihmuar për ta groposur trupin e të atit.

Çfarë ndodhi sot në Durrës

Trupi i 49 vjeçarit Pëllumb Meta u gjend i groposur në këtë kasolle pranë banesës së tij në fshatin Shënavlashit të Durrësit, aty ku 3 fëmijët e tij sot të arrestuar e varrosën 14 ditë më parë.

Krimi ka ndodhur në 10 shkurt në orën 15.00, kur djali i madh Hysen Meta qëlloi 4 herë me pistoletë babanë brenda në banesë pas konfliktit me të kundër fejesës pa dëshirë të motrës, 19 vjeçares Hygerta Meta studente e vitit të parë në Tiranë me një emigrant në Itali. Krimi u zbardh nga policia e Durrësit vetëm pasi Hyseni denoncoi në polici në 13 shkurt zhdukjen e babait. Motra për të mbrojtur vëllezërit fillimisht mor përsipër autorësinë duke deklaruar se babai i kishte dhunuar gjithë jetën.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pasi e vrava e mbështolla me çarcaf, fasho e qese dhe groposa. Armën e hodha buzë detit”, dëshmoi Hygerta Meta.

Por kjo dëshmi e 19-vjeçares nuk bindi hetuesit e Durrësit të cilët thelluan hetimet duke gjetur fillimisht makinën e viktimës në rrugën që lidh Shënavlashin me sektorin Rinia. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, u zbulua se makina ishte parkuar në rrugë me 14 shkurt, pra një ditë pas denoncimit.

Dyshimet çuan në zbulimin e krimit ku hetuesit kanë marrë disa here në pyetje 4 anëtarët e familjes Meta, gruan, dy djemte Hysenin, Amarildon dhe vajzën e vogël, Hygerten. Nga hetimet u zbulua dhe provua se Pëllumb Meta u va në një dhomë të banesës në 10 shkurt nga djali i madh 25 vjeçari Hysen Meta i cili me ndihmën e djalit tjetër Amarildos 21 vjeç e kanë transportuar trupin dhe e kanë groposur në Kasollen e bagëtive, rreth 1 metër e gjysmë thellësi.

Ekspertët e kriminalistikës e gjetën kufomën të zhveshur dhe të mbështjellë me plastmas dhe sipas policisë planin për vrasjen e kishte bërë Hyseni me Hygertën.

Në hetim në gjendje të lirë është vënë nëna e tyre, Blerina Meta 49 vjeçe.

Familja Meta me origjinë nga Kruja jetonte prej vitesh në Shënvlash të Durrësit, përbëhej nga çifti i bashkëshorteve dhe 4 fëmijë, vajza e madhe ishte e martuar. Viktima Pëllumb Meta punonte roje në tregun e makinave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd