Tiranë, 28 prill 2012, NOA – MeteoAlb informon se prezenca e një qendre të presionit të lartë atmosferik në jug të Italisë si dhe qarkullimi i masave ajrore nga jugu i kontinentit do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta të dielën më 29 prill, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Për rrjedhojë, që në orët e para të mëngjesit të së dielës do të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë vendin, me përjashtim të zonave malore veriore dhe juglindore, në të cilat do të jenë të pranishme vranësirat.
Edhe gjatë pasdites së të dielës pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të karakterizohet nga moti i kthjellët, por sërish në zonat malore të vendit do të shfaqen herë herë vranësira, të cilat më të theksuara do të jenë në veri të vendit duke rrezikuar në ekstremin verior reshje shira të izoluar.
Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të mbeten prezent edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit nuk kanë pësuar ndryshime në vlerat minimale, por mesdita ka sjellë rritjen me 2 gradë të temperaturave në vend.
Era ka fryrë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h, nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, duke bërë që dallgëzimi të arrijë deri në 2 ballë.
Europa
Gjatë të dielës vendet e Europës Perëndimore dhe Qendrore do të karakterizohen nga moti i paqendrueshëm.
Si pasojë e zhvendosjes së sistemit të vranësirave, ishujt britanikë dhe veriu i Francës do të përjetojnë reshje të dendura shiu.
Gjithashtu nën vranësira dhe reshje shiu do të mbetet edhe Europa Jugperëndimore, por këtu shirat do të jenë në sasi të pakët.
Pasditen e të dielës do të ketë shtim të vranësirave në zonën e alpeve dhe pellgun e Mesdheut duke bërë që moti edhe në këto vende të shoqërohet me reshje shiu me intensitet mesatar.
Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të vijojnë në Europën juglindore, verilindore dhe rajonin e Balltikut, për shkak të mbërritjes së masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore.
mit/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: