Tiranë, 5 maj 22012, NOA - Kryeministri Berisha zhvilloi vizita në 3 familje dëshmorësh me rastin e Ditës së Dëshmorëve. Ai vizitoi familjen e Dëshmorit të Demokracisë Azem Hajdari, në familjen e Heroit të Popullit Jordan Misja, si dhe dëshmorit më të fundit të Atdheut, kapiten Feti Voglit.
Pas vizitës në familjen Hajdari, Kryeministri Berisha shprehu nderimin më të madh për veprën e politikanit Azem Hajdari. “Në historinë e vendit, Azem Hajdari, në udhëheqje të lëvizjes studentore që do të gjunjëzonte, në dhjetor të vitit 90, diktaturën më të egër e të shëmtuar që kohërat kishin njohur ndonjëherë, do të mbetet frymëzim i përjetshëm për shqiptarët në përpjekjet e tyre për zgjerimin, konsolidimin e lirisë, dinjitetit dhe demokracisë. Azem Hajdari pati një jetë politike jashtëzakonisht intensive. Nga një student, ai, në sajë të guximit, idealeve, vizionit, trimërisë së tij, u shndërrua, në udhëheqësin e lëvizjes popullore më të fuqishme që Shqipëria ka njohur në historinë e saj”, tha Berisha.
Gjatë vizitës në familjen e Heroit të Popullit Jordan Misja, Kryeministri Berisha u shprehu familjarëve të tij mirënjohjen për sakrificën e madhe dhe veprën e tij të pavdekshme për lirinë e kombit.
“Unë ndaj sot me ju nderimin e madh, respektin e thellë dhe mirënjohjen për Jordanin dhe të gjithë ata që sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë që kishin, në mënyrë që sot të jemi të lirë, kombi të jetë i lirë”, u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha bëri një vizitë edhe në familjen e kapiten Feti Voglit, Dëshmor i Atdheut, i cili humbi jetën vetëm pak kohë më parë në Afganistan. Kryeministri vlerësoi rënien heroike të kapiten Voglit në krye të detyrës së tij dhe i përcolli familjarëve vlerësimet dhe ngushëllimet e të gjithë bashkëluftëtarëve dhe komandantëve të të gjitha niveleve, me të cilët kapiten Vogli kishte bashkëpunuar në misionin e tij, vlerësime të cilat Kryeministri i kishte marrë gjatë vizitës së tij të fundit në Afganistan.
“Erdha këtu për të nderuar, së bashku me prindërit e familjarët, kapiten Feti Voglin, Dëshmorin më të ri të Kombit shqiptar, i cili ra në fushë betejën më të rrezikshme që ekziston sot në planet, ra për lirinë për vlerat e saj, për paqen dhe sigurinë. I solla familjes ngushëllimet e të gjithë bashkëluftëtarëve të Fetiut, komandantëve të të gjitha niveleve. Por, gjatë vizitës sime së fundi në Uashington, ngushëllime prekëse më shprehu edhe Sekretarja e Shtetit Hilary Clinton”, tha Berisha.
Ai foli dhe për udhëtimin në Afganistan, ku takoi komandot që ishin në mision më kapitenin Feti Vogli. “Në udhëtimin tim në Afganistan unë shkova edhe në Spin Buldok, në Kandahar, i kërkova pilotit që të fluturonte mbi fshatin ku kapiten Feti Vogli kishte rënë. Atje gjeta një njësi ushtarake të shkëlqyer, e cila ka kryer dhe kryen çdo ditë dhe çdo natë operacione nga më të rëndësishmet dhe më të suksesshmet. Natyrisht, Feti Vogli u qëllua pas shpine, në pabesi të plotë, por kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Si bashkëluftëtarët e tij, ashtu edhe komandantët e të gjitha nivele, u shprehën me superlativa për kapiten Feti Vogli, rënien e tij heroike në zonën më të rrezikshme që ekziston në planet, zonë që, për sa i përket sigurisë, vendoset në kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit”, u shpreh kreu i mazhorancës.
a.k/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: