Qeveria amerikane i jep azil familjes shqiptare, arsyet e vendimit
Transmetuar më 08.05.2012 19:36
Avokatët e familjes shqiptare Demiraj, thonë se pas një beteje të gjatë për azil politik, administrata e presidentit Obama, do t’i lejoj kësaj familjeje mbetjen në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi për t’i dhënë azil Edmond Demirajt, gruas dhe djalit të tij, u bë 10 vite pasi zoti Demiraj kishte thënë se një prokuror federal i ka premtuar atij dhe familjes së tij, qëndrim në Shtetet e Bashkuara, në këmbim për dëshmi kundër një gangsteri të dyshuar shqiptar.

Zyrtarët e imigrimit disa herë e kanë refuzuar kërkesën për azil të gruas dhe djalit të Demirajt, megjithqë qeveria kishte pranuar se ekzistonte kërcënim i besueshëm për sigurinë e tyre, nëse ata kthehen në Shqipëri.

LEXONI SI RAPORTOI NOA.al: Drama e një familjeje në SHBA, rrezikojnë jetën nëse gjykata i kthen në Shqipëri

Familja Demiraj jeton në territorin e Hjustonit.

Gjyqtari Xhoshua Rozenkranc tha sot se e mirëpret “vendimin për ta përmirësuar një gabim të rëndë”.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

shqipe Postuar me 2012-05-08 15:11:41
PER MENDIMIN TIM TI NUK MERITON AZIL NE SHBA SE TI JE NJE PERSON SPIHUN PAVARESISHT PER CFARE KE SPIHUNUAR MO E GEZOFSH PASAPORTEN NE QOFTE SE E MERR .TI PER MENDIMIN TIM KE RREZIKUAR FAMILJEN TENDE E PER CKA PER NJE PASAPORTE DHE JE FUTUR NE HASMERI ME PATRIOTIN TEND ,CFARE TE DUHET TY ME CFARE MERREN SHQIPTARET ,ME MIRE ME PA NGRENE NJE COPO BUKE NE SHQIPERI E ME NDERE.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania