Tiranë, 9 maj 2012, NOA Update – Disa minuta nga shpërthimi në një banesë dykatëshe prapa mjediseve të ambasadës amerikane në Tiranë, Policia e Tiranës ka zbuluar identitetin e viktimës, që është shtetasi palestinez Anuar Izik, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Sipas policisë, viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia e tij kur posa ka hapur derën i ka shpërthyer një granatë e vendosur në hyrje të saj.
Ekspertët e policisë që ndodhen në vendngjarje dyshojnë se viktimës i është vendosur një granatë dore shpërthyese në portën e shtëpisë.
VIDEO: Vritet me bombë palestinezi pranë Ambasadës Amerikane Tiranë
Mësohet se viktima nuk ishte një punonjës i akredituar në Tiranë në ambasadën palestineze.
Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi pak minuta pas orës 08:00 të së mërkurës ka tronditur tërë zonën aty pranë.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, megjithatë pritet të zbardhet aktin kriminal duke hetuar edhe nëse viktima kishte probleme në të shkuarën. Vijon...
mit/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: