Një shtatzëni që nuk dëshirohej nga Monika Kryemadhi dhe një vendim që duhet të merrej për abortin. Në këtë pikë ndërhyrja e Ilir Metës, bashkëshortit të kryetares së Forumit të Gruas për Tiranën, ishte vendimtare.
Monika Kryemadhi rrëfehet kështu për shtatzëninë e saj të parë dhe pohon se nëse nuk do të ishte Iliri që do të vinte “veton”, ajo mund të mos kishte dot fëmijë më tej.
“Vendimi më i mirë i marrë në jetën time ishte kur unë bashkëjetoja me Ilirin dhe mora vesh se isha shtatzënë me Borën”, - thotë Monika 38 vjeçare në një intervistë për revistën “Elegance” dhe vazhdon:
“Më kapi paniku dhe doja të abortoja sepse mendoja se ishte herët për mua. Por Iliri më tha që kjo gjë nuk mund të ndodhte. Pasi morëm vendimin për të mbajtur fëmijën, rreth muajit të fundit para se të lindja, unë bëra analizat dhe isha me rezus negativ. Ky është një nga vendimet më të mira, sepse po të kisha abortuar, sot mund të mos kisha fëmijë”, - rrëfehet Monika. e.t/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: