Gratë zvicerane tremben nga meshkujt shqiptarë
Transmetuar më 30.05.2012 01:54
Sipas Zyrës Fedeale të Statistikave të OFS në Zvicër  në këtë vend në vitin 2010  ka pasur 43’257 martesa, prej të cilëve 2/3 apo 29’300 për herë të pare, kurse 13’959 martesa tjera për së dyti apo së treti…Kurse pas pak kohe ka pasur 22’081 divorce (ndaraje), prishje të kurorëzimit. Dmth, gati gjysma nga martesat paraprake. 
 
Gratë zvicerane tremben nga meshkujt shqiptarë
 
Martesat në Zvicër të meshkujve zviceranë me femra të  huaja (8330), ndërsa 6.985 gra zvicerane kanë marrur për burra të huaj. Kurse zviceranët të martuar mes veti, dmth mes bashkëkombasve të vet, janë 22100 çifte. 
 
Femrat zvicerane që martohen masoviksiht edhe me të huaj. Për të zgjedhur për bashkëshort të tyre preferojnë në radhë të parë italianët pastaj gjermanët dhe menjëherë dhe pas tyre vijnë shqiptarët.
Sipas statistikave të OFS  1150 zvicerane gjatë vitit 2010 kanë zgjedhur për burrë një gjerman, 1045  femra zvcierane kanë zgjedhur për burrë një ialian.  Kurse sipas shifrave jo zyrtare  mbi 500 femra zviceranë kanë zgjdhur për burrë një shqiptarë, 458, 430 femra zvicerane kanë zgjedhur një burrë turk.
 
Shqiptarët janë meshkujt e tretë (pas gjermanëve dhe italianëve) që zviceranët prefrojnë të martohen. Më të padëshiruarit për në “krevat” duket të jenë  turqit.  Nga këto shifra del se femrat zvicerane kanë drojë, tremben nga meshkujt, burrat shqiptarë të cilat, sipas shifrave të çifteve qç publikon OFS del se shqiptarët në “krevat” nuk janë as më të mire por as më të këqinjtë. 
 
Meshkjut shqiptarë tregojnë, ndërsa femrat nuk tregojnë se janë martuar për letra apo për dashuri me zviceranët
 
Këto shifra, nuk mund të merren të sakta, për shkak se shumë kosovarë ende posedojnë pasaporta serbe, i ka deklaruar agjencisë Presheva Jonë një  Zyra Federale për Statisika nga Neuchateli, sepse sipas saj, ky numër i martesave mes shqiptarëve dhe zviceranëve është shumë më i madh. Kjo, nëse kemi parasysh se komuniteti albanofon në ketë vend është më i madhi numerikisht, por në mesin e tyre,  një numër i konsiderueshëm i ketyre martesave janë bërë për “letra”. 
 
Por, as  numri i femrave shqiptare që preferojnë zviceranët nuk eshtë i pakët, ku sipas burimeve tona janë mbi 800 femra shqiptare të cilat janë të martuara për zviceranë. Nga ky numër vetëm në Gjenevë kemi 30  dhendurë zviceranë. Këto femra shqiptare të martuara me zviceranë, nuk janë çcfarëdo femrash, ato  madje janë emra të njohur për publikun tonë  ose rrjedhin prej familjesh intelektualësh. Njëra prej tyre pohon se “më mire të martohem me një zviceran se me një serb, të cilat martesa ditëve të fundit po zgjerohen në Shqipëri...”. Se martohen pa interes (për letra) apo për dashuri, ato këtë nuk e thonë.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania