Pano Taçi, poeti që s’u dëmshpërblye kurrë, Topi: I papërsëritshëm në përballjen me diktaturën
Transmetuar më 14.06.2012 16:08
Tiranë, 14 qershor 2012, NOA – “Sot i japim lamtumirën e fundit një personaliteti të botës së letrave, të ndjerit Pano Taçi, i cili konsiderohet një nga emrat më të spikatur të lirikës, por në të njëjtën kohë, një njeri me shpirt të lirë, me shpirt rebel për të kundërshtuar atë konformizëm, do të thoja të egër, që vinte nga diktatura”.

Kështu u shpreh Presidenti i Republikës Bamir Topi Topi gjatë homazheve në respekt të jetës dhe veprës së poetit dhe ish-të përndjekurit politik, Pano Taçi, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 83-vjeçare, pas një kaluari vuajtjesh, burgimesh dhe internimesh, për të cilat nuk u dëmshpërblye kurrë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Homazhet në nderim të një prej figurave më të spikatura të poetikës shqiptare u mbajtën në mjediset e Teatrit Kombëtar.

Presidenti Topi u përkul me nderim të thellë dhe vendosi një kurorë me lule pranë trupit të pajetë të të ndjerit Pano Taçi, në prani të familjarëve dhe të afërmëve të të ndjerit, të bashkëkohësve e bashkëvuajtësve gjatë regjimit diktatorial, miqve e të njohurve të shumtë.

Ai shprehu ngushëllimet më të thella për humbjen e një njeriu me vlera të rralla njerëzore e patriotike, guximtarit dhe martirit që luftoi pareshtur kundër komunizmit dhe që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe dashurisë për librin e poezinë.

Me këtë rast, Presidenti Topi, la një shënim ngushëllues në “Librin e Zisë”.

Ai iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme me fjalët: “Besoj se është i papërsëritshëm në përballjen e tij me diktaturën komuniste dhe ai do të mbetet pa dyshim në kujtesën e kombit jo vetëm si një njeri me talent në poezi, por në radhë të parë një njeri me karakter të fortë. Besoj se me ikjen e tij, shoqëria shqiptare ka humbur vërtet një vlerë të çmuar, por nga ana tjetër jam i bindur se ai do të mbetet një pikë e fortë referimi për brezat, për ata që merren me art, që merren me kulturë për të treguar që vërtet talenti vlen shumë, por ai duhet të ngrihet mbi një bazament dhe ky bazament është karakteri i fortë”, u shpreh Kryetari i Shtetit.

 

Pyetje: Zoti President, sa ishte gjallë Pano Taçi kërkoi dëmshpërblimin për periudhën e internimit dhe nuk e mori kurrë për njëzet vjet. A keni ndonjë koment për këtë?
Presidenti Topi: Po ky është një koment që besoj se është bërë vazhdimisht dhe kjo vlen jo thjesht për një njeri, por vlen për të gjithë ish-të përndjekurit politikë që unë besoj se sa më shpejt që të jetë e mundur, të realizohet ajo që ata e presin dhe që është padyshim pjesë e detyrimit të politikës për ta realizuar. Ju falemnderit!”

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania