Obama vendos: Ja emigrantët e paligjshëm që nuk i përzëmë nga SHBA
Transmetuar më 16.06.2012 01:19
Lajm i mirë për shumë emigrantë shqiptarë të cilët konsiderohen të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Presidenti Barak Obama ka shpallur kategorizim nga administrata që ai drejton për grupe emigrantësh që do të lejohen të qëndrojnë në kontinentin “e bekuar”.

Presidenti Obama tha se administrata e tij ka vendosur që të ndalojë deportimin e një kategorie të caktuar emigrantësh të cilët kanë ardhur në SHBA ilegalisht. Në to përfshihen prindër me fëmijë, djem dhe vajza të cilët kur kanë mbërritur në SHBA ishin nën 16 vjeç, etj.

Duke komentuar këtë vendim, presidenti Obama tha se është “vendim i drejtë”. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se nuk ka kuptim të dëbohen njerëz të të rinj të talentuar, thjesht për shkak të veprimeve të prindërve të tyre ose për shkak të mosveprimit të politikanëve.

Zoti Obama i bëri komentet disa orë pasi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano, njoftoi ndryshimet në politikën e emigracionit. Sekretarja Napolitano tha se emigrantët në moshë të re, të cilët nuk paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare ose sigurinë publike dhe përmbushin disa kritere nuk do të deportohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të kenë të drejtë të bëjnë kërkesë për leje  pune.

Emigrantët  të cilët kanë ardhur në  Shtetet e Bashkuara para moshës 16 vjeçare dhe kanë jetuar vazhdimisht në vend për të paktën pesë vjet, sipas këtij  propozimi mund të mos deportohen. Ata nuk mund të kenë një histori kriminale, nuk duhet të jenë mbi moshën 30 vjeç, dhe duhet të jenë aktualisht në shkollë, ose të kenë diplomë të shkollës së mesme, apo të kenë shërbyer në ushtrinë amerikane.

Këta emigrantë të paligjshëm mund të aplikojnë për leje pune dyvjeçare, të cilën mund ta rinovojnë sa herë të duan. Nga këto ndryshime pritet të përfitojnë rreth 800 mijë imigrantë të paligjshëm.

Presidenti Obama tha se kjo nuk është amnisti dhe as një rrugë për të marrë shtetësinë, por një “masë e kufizuar”. Raportimet e organizatave joqeveritare bëjnë me dije se janë me mijëra shqiptarët të cilët përfitojnë nga ky vendim i qeverisë amerikane. Vendimi vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme ku Presidenti Obama aspiron për një mandat të dytë presidencial. e.t/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania