Tiranë, 19 qershor 2012, NOA – Pas vendosjes së taksës 35 % për importin e çimentos në Kosovë, një taksë që ka sjellë reagimin e autoriteteve shqiptare, deputetët e Komisionit të Ekonomisë u takuan sot me deputetë kosovarë të komisionit respektiv, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Gjatë takimit, deputeti demokrat Gjok Uldedaj theksoi se taksa e vendosur për importin e çimentos në Kosovë dëmton eksportin e produktit të çimentos nga Shqipëria, që janë eksportuesit kryesorë të çimentos në Kosovë, një vlerësim që u pranua edhe nga deputetët e Kosovës.
Uldedaj tha se deputetët kosovarë ranë dakord të rishikonin çështjen, duke nënvizuar se taksa dëmton biznesin shqiptar, që mbulon 40 % të tregut të çimentos atje.
Sipas deputetëve të Kosovës taksa doganore e vendosur mbi importin e çimentos është e përkohshme.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila nuk ka luajtur nga vendimi i saj për vendosjen e kësaj takse, prej 35 për qind për çimenton e importuar.
Ajo argumentoi se kjo masë është marrë për të mbrojtur prodhimin vendas të çimentos.
Zonja Kusari-Lila tha se kjo është masë e përkohshme dhe do të mbetet në fuqi deri në qartësimin e situatës së përgjithshme.
Dy ditë më parë kryetari i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri Nikolin Jaka i bëri thirrje ministres kosovare Mimoza Kusari-Lila të heqë taksën e vendosur për eksportet e çimentos nga Shqipëria, dhe të marrë vendime të drejta.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka i bëri apel Qeverisë Shqiptare të reagojë dhe të komunikojë me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të zgjerohet taksa e çimentos me qëllimin e partneritetit mes vendeve, duke rikujtuar vendimin e marrë më parë për pataten.
mit/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: