Foto
ilustruese
LAJME DITE
Tiranë, 19 qershor 2012, NOA- Në zbatim të ligjit “Për Profesionet e Rregulluara”, por edhe të rregullores së nxjerrë nga ministria e Arsimit e Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë në funksion të tij, të gjithë studentët që mbarojnë një program të akredituar për profesionet “infermier”, “mami”, “fizioterapist”, ”teknik laboratori”, “teknik imazherie” dhe “logopedist”, duhet që pas marrjes së kësaj diplome, të regjistrohen tek Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, i cili është edhe urdhri përkatës profesional, ku do të njihen me detyrimet që kanë për të plotësuar në zbatim të këtij ligji.
Këto detyrime fillojnë në fakt me realizimin e praktikës profesionale, për një periudhë jo më pak se 3 muaj.
Siç raporton noa.al, konkretisht, studenti i diplomuar në degët e mësipërme, ditën që regjistrohet, merr librezën e praktikës profesionale. Në këtë librezë, janë të shkruara të gjitha udhëzimet dhe detyrimet që ai duhet të realizojë gjatë këtyre periudhës së praktikës. Përveç kësaj, aty janë edhe të gjitha temat të cilat do të jenë pyetje në provimin e posaçëm që do të bëhet për testimin e aftësive profesionale. Aty do të mbahen shënimet ditore përgjatë 12 javëve që studenti do të realizojë praktikën profesionale, të cilat do të firmosen çdo ditë nga drejtuesi i kësaj praktike.
Në fund fare, kjo librezë, pasi studenti ka realizuar 12 javët e praktikës profesionale, do të firmoset nga drejtuesit e saj, dhe do të vlerësohet me një numër pikësh të caktuara. Saktësisht, ato janë nga 10 deri në 25 pikë, të cilat do t’i njihen kandidatit gjatë realizimit të Provimit të testimit profesional. Ai e merr librezën dhe 10 ditë para datës së provimit, e dorëzon atë pranë urdhrit profesional dhe regjistrohet për dhënien e testimit profesional. Ky i fundit, jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Infermierit, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe praktikisht, nëpërmjet manekinëve apo vendit ku do të zhvillohet provimi, pranë një fakulteti infermierie.
Dhe vetëm kur vlerësohet “Kalueshëm” nga ky testim, atij i çohet emri në Agjencinë Kombëtare të shtetit për të dhënë Provimin e Shtetit. E pasi realizon edhe këtë të fundit, atij i lind e drejta që të marrë lejen e ushtrimit të profesionit të lirë, pranë urdhrit profesional, në këtë rast, Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.
Nuk duhet harruar se ky testim i praktikës profesionale, shërben vetëm si prag për të kaluar në Provimin e Shtetit, dhe mendimi i UISH ka qenë që ky është provimi i licencimit.
Datat e provimeve do të bëhen të njohura në faqen e UISH-së, por edhe përmes organeve të medias.
a.y/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: