Standard & Poor’s: Ekonomia shqiptare, me notën B+
Transmetuar më 20.06.2012 00:08
Agjencia ndërkombëtare prestigjioze “Standard & Poor’s” ka vlerësuar së fundi ekonominë e Shqipërisë të qëndrueshme me notën B+. Sipas agjencisë, Shqipëria ka ende potenciale për të vijuar rritjen e ekonomisë së saj. Ndërkohë, që nënvizohet fakti se rritja e ekonomisë mund të vijë sidomos nëpërmjet vazhdimit të procesit të reformave. Kjo është hera e tretë rresht Brenda 6 muajve që agjencia “Standard & Poor’s” vlerëson me notën B+ ekonominë shqiptare, që do të thotë e qëndrueshme.

Në vlerësimin e mëparshëm në muajin Mars të këtij viti, “S&P” duke analizuar situatën ekonomike te rajonit dhe me gjere, nënvizoi faktin se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria ka demonstruar një rritje te qëndrueshme ekonomike ne nivelin e 4% ne vitet e fundit. Agjencia vlerësoi veçanërisht potencialin e ekonomisë shqiptare për te pasur rritje te qëndrueshme dhe te larte ne vitet ne vijim, konsolidimin e vazhdueshëm fiskal me uljen ne nivelin e 3%-shit te deficitit, si dhe seriozitetin e qeverise për te mbajtur nen kontroll dhe ulur gradualisht nivelin e borxhit publik.

“S&P” ka vlerësuar edhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar si likuid, i mirekapitalizuar dhe me rritje te vazhdueshme te depozitave. Lidhur me te ardhmen europiane te vendit, agjencia në vlerësimin e muajit Mars çmoi potencialin e Shqipërisë për te marre se afërmi statusin e vendit kandidat, faktor qe nëse kombinohet me uljen e raportit te borxhit ndaj prodhimit te brendshëm, si dhe me zbutjen e risqeve te jashtme financiare, mund te sjellin rritjen ne një nivel me te larte te vlerësimit te riskut Sovran te Shqipërisë.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania