Parashikimi i motit për 22 qershor 2012
Transmetuar më 21.06.2012 15:18
Tiranë, 21 qershor 2012, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër që në orët e para të mëngjesit kthjellimet do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit, por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta në zonat malore lindore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë shtim të vranësirave në verilindje dhe juglindje të territorit duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtra ndërsa e gjithë pjesa tjetër do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat minimale po ashtu edhe në vlerat maksimale do të ketë një rënie të lehte të temperaturave.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jete 1 apo 2 ballë.

Europa

Vendet e Europës veriore dhe veriperëndimore do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme për pasojë, vranësirat dhe shirat e dendur do të jenë dominuese. Po ashtu si pasojë e vendosjes së një qendre me presion të ulët atmosferik në verilindje të Europës do të bëjë që vendet e lindjes të jenë nën dominimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut.  E njëjta situatë e paqëndrueshme e motit parashikohet për rajonin e Balltikut, zonën e Alpeve dhe Ballkanin verior ku shirat do të jenë rrebeshe por afat-shkurtër, kjo si rezultat i temperaturave të larta.

Ndërsa prezenca e dy qendrave me presion të lartë atmosferik njëra në detin Mesdhe dhe tjetra në detin e zi do të kushtëzojnë në Europën jugore, rajonin e Mesdheut dhe Europën juglindore mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

a.y/noa.al

 

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania