Rivaliteti në dashuri mbyllet me sherr, burg dhe gjobë
Transmetuar më 30.06.2012 13:48
Foto ilustruese
Montenotte, 30 qershor 2012, NOA- Kishte kërkuar numrin e telefonit të së fejuarës së një bashkëkombasi të tij shqiptar, dhe kur ky i fundit e mori vesh atëherë kërkoi sqarim.

Dy rivalët në dashuri u takuan por nga një bisedë, situata mes tyre degjeneroi në dhunë, pasi i fejuari i vajzës u sulmua barbarisht nga pretendenti i saj, raporton noa.al.

Djali që nuk u mjaftua me bezdisjen e vajzës, 22 vjeçari i identifikuar si Lahim Leka qëlloi barbarisht të fejuarin e vajzës që ai pëlqente, djalin me iniciale E.B duke i shkaktuar fraktura të ndryshme dhe një në zonën e syrit e cila i mjegulloi shikimin.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Montenotte të Italisë ku protagonistët e konfliktit ishin emigrant.

Menjëherë pas kësaj ngjarje policia vuri në pranga Lahim Lekën, i cili u dënua me 1 vit e 6 muaj burg si dhe gjobë prej 8 mijë euro.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania