Gjirokastër, 1 korrik 2012, NOA – Dy adoleshentë nga Gjirokastra janë kapur mat teksa vidhin pije të ndryshme në një lokal, raporton noa.al.
Policia e Gjirokastrës bën me dije se dy të rinjtë u arrestuan rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës.
Sipas policisë, dy 16-vjeçarët me iniciale M.S. dhe R.K, që të dy të lindur dhe banorë në Gjirokastër u kapën në flagrancë në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjirokastër, teksa po dilnin me shpejtësi nga dritarja e një lokali.
Patrulla e Policisë i ndoqi për disa minuta dy adoleshentët dhe më pas i kapi e i arrestoi.
Bashkë me ta u sekuestruan edhe pijet e mallrat e vjedhura.
Të dy adoleshentët u pyetën në prani të psikologes, avokatit dhe familjarëve të tyre, dhe më pas ndaj tyre u lëshua urdhri i arrestit për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
mit/noa.al

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: