Spanja kryeson 2-0 në finalen me Italinë, Berisha ndjek ndeshjen (FOTOT)
Transmetuar më 01.07.2012 22:04
Kiev, 1 korrik 2012, NOA Update – Kampionia e Botës dhe kampionia e Europës Spanja e ka nisur fuqishëm finalen e Euro 2012 duke shënuar dy gola në portën e Gigi Buffon, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Pjesa e parë e finales së evropianit u mbyll me rezultatin 2-0 për Spanjën.

Ishte David Silva që i çoi në avantazh spanjollët me golin e mrekullueshëm të shënuar në minutën e 14’.

Rezultatin e dubloi Jordi Alba në të 41-ën.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes Spanja mbizotëroi lojën duke krijuar shumë raste në portën e Buffonm ndërsa Balotelli nuk shkëlqeu me sulmet e tij.

Pjesën e parë të finales Spanjë-Itali e ndoqi edhe kryeministri Berisha.

Pa protokoll, i veshur sportiv, kryeministri Berisha ishte sonte në mbrëmje një nga ndjekësit e shumtë të ndeshjes në lokalet e kryeqytetit.

Në shoqërinë e shumë të rinjve të forumit rinor të PD-së të mbledhur për të parë ndeshjen, kryeministri e ndoqi finalen mes emocioneve të sportdashësve të shumtë që këto dy ekipe kanë në Shqipëri.

Në bashkëbisedim me të rinjtë, kryeministri komentoi se ndonëse nuk i kishte ndjekur të gjitha ndeshjet, për shkak të një axhende të ngjeshur zyrtare, kompeticioni europian i futbollit sipas tij është një garë e emocioneve të forta, që karakterizohet gjithnjë nga dinamizmi dhe shpirti i garës.

I pyetur se për kë ekip do të bënte tifo në këtë finale, kryeministri Berisha komentoi se futbollin e ndjek për bukurinë e lojës dhe garën.

Ai nënvizoi sakaq se mbështet gjithmonë ekipin që luan më bukur dhe që meriton fitoren.

Teksa shihte ndeshjen kryeministri u shpreh se sot ndeshen sulmuesi më i mirë i botës me mbrojtjen më të mirë të botës.

Teksa shihte ndeshjen kryeministri u shpreh se sot ndeshen sulmuesi më i mirë i botës me mbrojtjen më të mirë të botës.

Për Mario Balotellin, Berisha tha se “është dhurata e Zotit për Italinë”.

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania