LAJME DITE
Askush nuk donte t’a besonte para 2008 se Spanja do të bëhej kampione e Europës e aq më pak kamiopne e botës. Më keq akoma, askush nuk donte t’a besonte deri para mbarimit të ndeshjes së sotme finale se futbolli sot flet veç me gjuhën këtij vendi iberik, spanjisht … pa aksent latino-amerikanë…
Nga Ajet Nuro
Intro
Në kohën e diktaturës, në Tepelenë ka qenë një fshat, banorët e të cilit pa përjashtim ishin tifozë me Partizanin e Tiranës, ekipin që përfaqësonte ushtrinë shqiptare një nga klubet e përkëdhelur të kohës. Tham pa përjashtim… veç njërit… Dhe ky person ishte me Vllazninë e Shkodrës… Si i veçantë që ishte, edhe në të përditëshmen e tij, i falej edhe kjo veçantësi. Por, kur vjen puna për tifozëri ndërkombëtare, ndoshta unë do kem qenë rasti unik… parapëlqeja Spanjën, kur të tjerët ishin ndarë mes Gjermanisë, Italisë, Holandës dhe Brazilit… Jo vetëm kur luante Real Madrid apo Barcelona por edhe në takimet e kombëtares unë isha me ata, iberikët. Ndoshta askush nuk e mban mend Arkonadën, një portier i shkëlqyer që kur e transferoi stafetën sepse u dëmtua, u zvendësua nga një tjetër hero, ky i njohur shumë mirë prej shqiptarëve, Zubuzarreta që erdhi në Shqipëri për të luajtur kundër Flamurtarit. Ende edhe sot më vijnë në mendje emra si Kamaço, Sanchez apo edhe emri i talentit të kohës Emilio Butragenjo. Sidoqoftë, kurr kombëtarja spanjolle nuk ia doli të reflektonte atë futboll cilësor që gatuhej në klubet e saj, klube nga më të mirët në Europë. Se ç’më tërhiqte tek spanjollët nuk e di por, di që shumë libra kishin si personazhe spanjoll që nga Don Kishote, Goja apo edhe lexime të tjera rreth Luftës së Spanjës që mund të kenë ndikuar. Në vitet ’90 dhe më pas ikja në kontinentin e Amerikës së Veriut bënë që të mos jem aq afër por prap kur dëgjoj që Spanja luan, e di që edhe unë kam një ekip që e ndjek me kënaqësi. Por që nga 2008, Spanja të bënë të ndihesh krenar për të. Jo vetëm aq, por një ekip si Spanja që ka fituar dy trofe radhë të kupës së Europës dhe kupën e botës, janë fenomene të rrallë.
Futboll spanjoll? Pse jo?
Në vitin 2008 spanjollët bënë të papriturën e kupës së Europës. Teknik, të fuqishëm, virtuozë ata i jepnin një bukuri të rrallë kësaj loje kaq popullore në të gjithë botën. Të mbështetur në disa talente si Torres, Vila, Iniesta apo edhe të tjerë, e bukura e këtij ekipi është se ata të gjithë janë të mirë dhe luajnë në ekip. Të drejtuar me urti e mjeshtri nga Del Bosque, Spanja diti të mbaj ritmin nga ndeshja në ndeshje. U kritikua për ndeshjen me Portugalinë dhe ndoshta edhe për k¸etë, shumë mednuan se kamionët iberikë do ishin një kafshatë e lehtë për italianët që kurr nuk mundën të tregonin superioritet, me gjithë dëshirën e tyre. Qëkurse Gjermania u eleminua nga italianët, rreziku i një përplasje mes dy ekipesh që kishin treguar cilësi teknike pothuajse të njëjta ishte i dukshëm. Ndoshta një ndeshje mes spanjollëve dhe gjemanëve do ishte ndryshe? Nuk e dimë por dimë që gjermanët u shpartalluan nga italianët të cilët nga ana e tyre nuk rezistuan dotë. Por, sidoqoftë, një rezultat prej 4 me zero me gola njëri më i bukur se tjetri, në një finale të kupës së Europës, nuk pritej…
Tani që sipari i Euro 2012 ka rënë dhe dihet se Spanja është kurorëzuar kampione, të gjithë do t’a kujtojnë tashmë Spanjën dhe do t’a respektojnë edhe më shumë futbollin e saj magjik. Pas Euro 2012 shpreoj të mos jem nga të veçantit … tifoz i Spanjës, ndonëse kam njohur kohët e fundit tifoz edhe më të thekur të Sopanjës në radhët e shqiptarëve.
Në këtë 1 korrik 2012, Kanadaja po feston 145 vjetorin e saj. Fitorja e Spanjës është siç do më shkruante një miku im në facebook, dy gëzime në një ditë…
I lumtë Spanjës, respekt për lojtarët e saj të shkëlqyer, faleminderit për momentet e bukura që na dhuruat. ¡Viva España!
Montreal 1 korrik 2012

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: