Hoxhaj: Njohja e pavarësisë do të vazhdojë
Transmetuar më 02.07.2012 09:40
Kosovë, 2 korrik 2012, NOA – “Njohjet nuk janë meritë e asnjë zyrtari individualisht e as të Behgjet Pacollit. Gjatë muajit korrik do t’i kemi edhe tri-katër shtetet tjera që do të na njohin. Planifikojmë t’i hapim edhe pesë ambasada, por sivjet nuk do të aplikojmë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë një intervistë për median kosovare

I pyetur për të sqaruar edhe njëherë se sa shtete gjithsejtë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ministri Hoxhaj ka theksuar se janë 91 shtete që na kanë njohur.

“Numri i shteteve që është prezantuar në ueb-faqe është edhe numri i saktë i njohjeve që ka shteti i Kosovës. Kosova, edhe pse është pavarësuar vetëm pesë vjet më parë, sot gëzon një përkrahje dhe shtrirje globale të njohjes së shtetësisë së saj. Mendoj se në pesë vitet e fundit është bërë punë shumë e madhe në shtimin e njohjeve”, ka thënë Hoxhaj, duke mos dashur t’ia lë meritat asnjë individi, mirëpo institucioneve.

“Kjo ka ndodhur falë koordinimit të punës së të gjithë aktorëve, nga Qeveria, Presidenca, Kryeministri, Zëvendëskryeministri Pacolli. Në këtë pikë ka ndihmuar shumë edhe Strategjia e hartuar nga MPJ. Në këtë kontekst mund t’ju jap një shembull; nëse i shikoni pritjet për vitin e kaluar në Strategjinë e MPJ, e shihni se po ato shtete tashmë e kanë njohur pavarësinë”, ka theksuar Hoxhaj.

I pyetur për dy njohjet kontradiktore, për Ugandën dhe Nigerinë, Hoxhaj ka thënë se “me këto dy vende nuk kemi mbërri që të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike sikurse kemi bërë edhe me vendet e tjera”.

“Kemi marrë disa shkresa, realisht, Zëvendëskryeministri Pacolli ka marrë disa shkresa nga presidentët e të dyja vendeve që ato e njohin subjektivitetin dhe shtetësinë e Kosovës”, ka shtuar Hoxhaj, duke shtuar se ato shkresa janë të shkruara “nga dy presidentë të të dyja vendeve, që flasin për atë se shteti i tyre e njeh Republikën e Kosovës”

noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

ShqfQet Postuar me 2012-07-02 03:12:17
Puntor Enver Hoxha Valla HAllall I Koft Se Po Munohet Sa Po Munet Bravoo

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania