LAJME DITE
Tiranë, 2 korrik 2012, NOA – Nuk ka kohë për të humbur, reforma zgjedhore duhet të finalizohet sa më parë.
Ishte ky apeli që lëshuan sot kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, gjatë aktivitetit të titulluar “Trashëgimia zgjedhore evropiane: dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”, i mbajtur nën kujdesin e Kuvendit, Komisionit të Venecias dhe KQZ-së në kuadër të Presidencës së Shqipërisë të Këshillit të Evropës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kryeparlamentarja Topalli në fjalën e hapjes së këtij aktiviteti i bëri thirrje palëve të përfundojnë sa më parë reformën zgjedhore, një nga reformat e kërkuara nga KE për marrjen e ftesës së statusit kandidat në BE.
Madje zonja Topalli theksoi se duhet të nisë puna edhe për projektligjin për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, edhe kjo reformë e domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Në Komisionin e Reformës Zgjedhore është bërë një punë e madhe dhe e mirë, ndaj ftoj njerëzisht që ajo që ka mbetur të përfundojë sa më shpejt. Tani është finishi dhe kjo punë duhet të mbyllet. Nuk ka kohë për të humbur. Sesioni po shkon drejt mbylljes dhe duhet të hiqet edhe imuniteti. Mazhoranca është e gatshme për çdo rrugë që opozita dëshiron për të zbatuar një standard të tillë. Është koha tani pasi shqiptarët duan statusin, ata nuk e falin bllokimin, këtë e kanë treguar", deklaroi zonja Topalli.
Gjatë aktivitetit foli edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, i cili i bëri thirrje udhëheqësve politikë të lënë mënjanë interesat partiake dhe të tregojnë vullnet politik për të përmbyllur në kohë reformën zgjedhore.
“Vija e finishit është afër, por vetëm për ata të cilët kanë vullnet politik. Duhet konsensus i gjerë. Çdo reformë e mirë duhet t`i rezistojë provave të kohës. Përmbyllja në kohë e reformës do të bëjë të mundur që KQZ të nisë përgatitjet për zgjedhjet. Nevojitet përfundimi në kohë i reformës zgjedhore dhe përmbushja e kësaj detyre kërkon që udhëheqësit politikë t`i lënë mënjanë interesat partiake dhe të nderojnë vendin”, u shpreh ambasadori i OSBE-së.
Në aktivitetin “Trashëgimia zgjedhore evropiane: dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”, i cili do të vijojë edhe të martën do të marrin pjesë dhe do të referojnë edhe anëtarë të Komisionit të Venecias, ndërsa janë të ftuar edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtues të NGO-ve për zgjedhjet, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, etj.
mit/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: