Romë, 2 korrik 2012, NOA-Edhe pse nuk arriti të marrë kupën e Europianit, së shpejti futbollisti italian me ngjyrë Mario Balotelli mund të shijojë "golin" e tij më të bukur.
Sipas revistës “Chi” Raffaella Fico ish e dashura e futbollistit është shtatzënë.
“E telefonova ndërsa ishte grumbulluar me kombëtaren para ndeshjes me Gjermaninë. I thashë: të kujtohet ëndrra jonë për t'u bërë me fëmijë? Kjo ëndërr u bë realitet, pres një fëmijë...është i yti. Ai fillimisht qëndroi në heshtje pastaj tha, “Më ke dhënë lajmin më të bukur në botë dhe ditën e nesërme shënoi dy gola në fushë”, u shpreh Fico, raporton noa.al.
Fico dhe Balotelli ishin ndarë në fund të muajit prill por në mes të muajit maj, showgirli mësoi se ishte shtatzënë.
Ajo tregon se fillimisht e konsideroi një vonesë të zakonshme, por më pas bëri testin dhe lajmin ua komunikoi të parëve nënës dhe vëllait të saj.
“Unë e di se sa shumë Mario është i dashuruar me mua dhe unë me të. Prita momentin e duhur për ti dhënë lajmin dhe nuk jam penduar, Mario dhe unë tashmë jemi duke rindërtuar lidhjen tonë. Ai nuk ka ndaluar për asnjë moment duke më dashuruar. Do jetë një baba me humor dhe një shok jete i ëmbël dhe i dashur. Gjithë ata që mendonin se unë isha lidhur me të sepse ishte i pasur e kanë gabim, ne duhemi. Krishtlindjet e kaluara ai më tha të martoheshim dhe të bënim një fëmijë dhe unë pranova. Tashmë presim të zbulojmë seksin e fëmijës. Ai dëshiron mashkull kështu mund ti zgjedhim emrin, fëmijës që do mbajë mbiemrin Balotelli”, shton ndër të tjera Fico.
a.y/noa.al
Në foton e parë: Mario Balotelli, Raffaella Fico
Në foton e dytë: Mario Balotelli
Në foton e tretë: Raffaella Fico

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: