Mediat bëjnë thirrje: Shkoni për pushime në Greqi
Transmetuar më 03.07.2012 02:16
Vlerësimin se kush shkon për pushime në Greqi nuk përballet me asnjë rrezik, ndërsa në të njëjtën kohë ndihmon ata që nuk kanë asnjë përgjegjësi për krizën, “banorët e ishujve, për shembull në Ciklade dhe në Kretë”, thekson gazeta prestigjoze austriake Die Presse, në një suplement prej tri faqesh me format të madh, kushtuar ishujve grekë Sifnos, Kretë, Santorini dhe Mykonos.

Gazeta më tej vë në dukje se, praktikisht, nuk ka asnjë arsye që dikush mos të kalojë pushimet në Greqi, pasi, edhe sikur të ketë protesta dhe demonstrata, ato realizohen vetëm në qytetet e mëdhenj si Athina dhe Selaniku.

Ndërsa në ishujt, që përbëjnë destinacionet klasike turistike në Greqi, do të domonojë edhe sivjet, ashtu si dhe vitet e tjerë, qetësi.

Që prej shumë vitesh Greqia mban një nga vendet e para, madje dhe vendin e parë në preferencat e turistëve austriakë si destinacion për pushimet e tyre; mesatarisht 500.000 austriakë vizitojnë çdo vit Greqinë.

Në raport me numrin e popullsisë, 8,4 milionë, Austria ndodhet në vendin e parë sa i përket vendeve të prejardhjes së turistëve, ndërkohë austriakët janë edhe “më besnikët”, pasi e vizitojnë sërish e sërish Greqinë.

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Për kë do të votoni më 23 Qershor?

PD- Partia Demokratike
PS- Partia Socialiste
LSI-Lëvizja Socialiste për Integrim
PDIU-Partia për Drejtësi dhe Integrim
PBDNJ-Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
FRD-Fryma e Re Demokratike
PR-Partia Republikane
AK-Aleanca KuqeZi

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania