Pesë filma shqiptarë duke nisur me filmin e parë “Tana”, “Fortuna”, “Ngadhnjimi mbi vdekjen” si dhe disa xhirime dokumentarësh së shpejti do të nisin puna për restaurimin e tyre falë bashkëpunimit me studion e restaurimit të Universitetit të Kalifornisë . Specialistja, Regina Longo e cila prej disa ditësh është duke vëzhguar materialet filmike shqiptare që gjenden në Arkivin Qendror të Filmit tha se ky arkiv është shumë i pasur, por duhet investuar në restaurim.
“Ne kemi përzgjedhur së bashku me drejtuesit e arkivit disa filma përfaqësues të kinemasë shqiptare, të cilët njëkohësisht përmbajnë vlera të ngjarjeve historike nëpër, të cilat ka kaluar Shqipëria, për të prodhuar një kopje të restauruar e të subtitruar në anglisht. Kopjet do të rreshtohen në 35 mm, në laborator të specializuar dhe kjo bën që këto filma të mund të shfaqen pa u dëmtuar si dhe të jenë pjesë e programeve kulturore brenda dhe jashtë vendit që publiku i huaj të njihet me kinemanë e vjetër shqiptare, e cila është ende pak e njohur në botë”, u shpreh Longo.
Ndërsa lidhur me ruajtjen e materialeve ajo tha se janë në gjendje të mirë, ndërsa digjitalizimi nuk është shpëtim .
“Materiali filmik i këtij arkivi është i ruajtur mirë dhe mu duk shumë i pasur, por sa më parë duhet të fillojë puna për restaurimin e materialeve të vjetra filmike të cilat janë të veçantë dhe pak të njohura pasi shiritat kanë një jetëgjatësi prej 50- deri 100 vjet. Dixhitalizimi nuk është shpëtim ai është thjeshtëzim në akses për publikun”. Sqaroi specialistja.
Kontaktet e me specialisten amerikane u vendosën nga bashkëpunëtorët e AQSHF-së, Thomas Lorogeci dhe Iris Elezi. Por në mënyrë institucionale pritet që bashkëpunimi me arkivin e filmit të jetë afatgjatë.
Eshtë një fakt trsihtues që 90 % e filmave të xhiruar përpara 1929 dhe gjysma e filmave amerikanë të prodhuar përpara 1950, kanë humbur përgjithnjë. Tani edhe Shqipëria po përballet me të njëjtën situatë serioze si dhe kinemaja amerikane para njëzet vjetësh". Ky është lajmi i kobshëm që na bën me dije regjisorja Iris Elezi. Sipas saj, koleksioni i AQSHF përmban 6422 filma, ndër të cilat 4329 filma të vjetër dhe të rinj të prodhuar në Shqipëri. Ndërsa 2093 filma të huaj të prodhuar në vende të ndryshme të botës. Pra, në total 44000 kuti filmi. "Ndërkohë që festojmë përvjetorin e kombit tonë ashtu si dhe të arkivit të filmit, rritet gjithnjë e më tepër nevoja për të mbrojtur dhe ruajtur imazhet historike shqiptare që datojnë që prej vitit 1911", - vëren ajo.
Elezi paralajmëron se nëse nuk marrim masat e duhura sa më shpejt, trashëgimia kinematografike e vendit tonë mund të humbas përgjithnjë. Kjo është sfida jonë e re: Të sigurohemi që këta filma që përfaqësojnë historinë dhe kulturën shqiptare dhe të mbijetojnë për brezat e ardhshëm. "Këtë vit do të përpiqemi në çdo formë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë kulturore, artistike dhe historike që mbart në vetvete ruajtja e trashëgimisë kinematografike. Ne besojmë që kjo është sprova më e madhe në dekadën e ardhshme", - sqaron regjisorja ndërsa thekson se gjatë vitit të fundit AQSHF ka patur vështirësi në ruajtjen e kushteve të nevojshme të temperaturës dhe lagështisë në ambientet ku këta filma të çmuar ruhen. Temperaturat mjaft të larta shkaktuan myshk si dhe sindromën uthull, dy dukuri që shkatërrojnë shiritat filmik. Ajo, së bashku me Thomas Logorecin, kineast dhe skenarist amerikan me origjinë shqiptare dhe AQFSH-në kontaktoi Regina Longon, specialiste e njohur në ruajtjen e arkivave, si dhe studiuese filmi në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: