Berisha: Rrisim pagat dhe pensionet, tejkalojnë 3-5 herë inflacionin
Transmetuar më 04.07.2012 12:11
Tiranë, 4 korrik 2012, NOA – Pasi u uroi mirëseardhjen ministrave të rinj në kabinetin qeveritar, Flamur Noka, Vangjel Tavo e Edmond Panariti duke i garantuar për bashkëpunim të ngushtë e të suksesshëm në të mirë të interesave të vendit, kryetari i Qeverisë Sali Berisha lajmëroi se Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për rritjen e pagave dhe pensioneve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Duke iu referuar këtij vendimi, kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së përjavshme të ekzekutivit vlerësoi se Shqipëria mund të listohet si një ndër të vetmit vende që rrisin ndjeshëm pagat e pensionet për qytetarët e saj.

Në këtë kontekst ai tha se vendimi në fjalë është një shpërblim i merituar në 100-vjetorin e Pavarësisë për 820 mijë familjet shqiptare.

Sipas kryeministrit, vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve është më reali, po të kihen parasysh normat e inflacionit të këtij viti, të cilat tejkalohen me 3-5 herë nga rritja e rrogave dhe pensioneve.

“Vendimi gjithashtu është një hap tjetër i rëndësishëm në fytyrën njerëzore të kësaj qeverie, në kuptimin që ngushton më tej diferencat midis rrogave të mesme me rrogat më të larta në vend, raport që e gjetëm në raportin 1 me 11 dhe e zbresim 1 me 5. Në administratën tonë nuk mund të ketë diferenca të tilla çnjerëzore në raportin me pagat, pasi nuk duhet të ushqehen dhe të vishen vetëm fëmijët e deputetëve por edhe ata të pastruesve. Ky ka qenë prioritet i qeverisë sonë, të ngushtojmë diferencën dhe ne ia dolëm pasi nëse rroga mesatare ishte 273 mijë lekë arritëm ta bëjmë 532 mijë lekë”, tha kryeministri.

Ai ripërsëriti se rritja e rrogave dhe pensioneve u arrit pasi qeveria i qëndroi modelit të saj, duke bërë që përmes reformave kjo ekonomi e një vendi të vogël t’i rezistojë krizës së madhe në kontinent më mirë se të gjitha vendet e tjera.

Kryeministri tha se në kulmin e krizës qeveria bëri që kjo ekonomi të dyfishojë eksportet, të rritë të ardhurat në mënyrë të ndjeshme, të mbështesë projektet më ambicioze në mbarë vendin duke e mbajtur borxhin publik në shifra të njëjta.

Ai komentoi akuzat e opozitës për rritjen e borxhit publik duke u bërë thirrje që të shohin borxhet e vendeve të tjera që gjatë kësaj kohe krize janë më shumë se dyfishuar.

Ndërkaq, kryeministri kujtoi se pak javë më parë qeveria mori vendimin edhe për rritjen e pagës minimale, që sipas kreut të qeverisë ishte më herët në nivel çnjerëzor.

Në këtë kontekst ai tha se “ndërsa paga mesatare shkon nga 273 mijë lekë në 513 mijë lekë, paga e arsimtarëve të shkollave të mesme bëhet nga 68 mijë lekë në 594 mijë lekë me shtesën e fundit.  Paga e arsimtarëve të sistemit nëntëvjeçar nga 227 mijë lekë në vitin 2005shkon në 567 mijë lekë apo 2.2 herë krahasuar me vitin 2005. Raporti i pagës së arsimtarit të shkollave nëntë-vjeçare zbret në raportin 1 me 4 me pagën e kryeministrit dhe 1 me 6 në raport me pagën e infermierit”, u shpreh kryeministri.

Berisha bëri me dije se rritja e pagave realizohet nga buxheti i shtetit dhe jo duke marrë borxh.

Sakaq kryeministri foli edhe për rritjen e pensioneve, duke njoftuar se pensionet në qytet pësojnë një rritje të madhe nga 75 që kanë qenë më parë bëhen 130 mijë lekë.

Ndërsa pensionet në fshat nga 34 mijë lekë në 2005-ën pësojnë rritje me rreth 80 mijë lekë.

mit/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania