LAJME DITE
Vjenë, 4 korrik 2012, NOA - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi shprehet i gatshëm të takohet me kryetarin e ri të Serbisë Tomislav Nikoliç dhe të mandatuarin e qeverisë së re të Serbisë Ivica Daçiç, duke paralajmëruar se do t’u ofronte zgjidhjen e re për veriun Kosovës.
Thaçi në një intervistë për gazetën “Die Prese” të botuar nga Koha.net, theksoi se e ardhmja e Kosovës duhet të shënohet me bashkëpunim, duke sqaruar se takimi me serbët do të mund të organizohet vetëm në kuadër të bashkëpunimit.
Intervista e plotë e Hashim Thahçit për “Die Presse”
Die Presse: Me Tomislav Nikoliqin, një nacionalist u zgjodh president i Serbisë. Ish zëdhënësi i Millosehviqit ndërkaq do të bëhet kryeministër: Çfarë ndikimi ka kjo në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës?
Thaçi: Ky është një hap prapa. Deri me tani emrat e tyre janë të lidhur me gjëra shumë të këqija. Edhe pse Nikoliqi dhe Daçiqi janë zgjedhje e popullit serb, të dy duhet të dëshmojnë se janë për standarde evropiane. Këshilla ime për ta është e thjeshtë: Të dy nuk duhet të flasin për Vukovarin e Srebrenicën dhe për gjëra tjera të së kaluarës. Në vend të kësaj, ne duhet të mendojmë për të ardhmen.
Die Presse: A jeni i gatshëm të takoheni personalisht me Nikoliqin dhe Daçiqin? Thaçi: Unë jam njeri komunikues dhe parimisht dua të flas me njerëz. E ardhmja jonë duhet të karakterizohet nga bashkëpunimi dhe në këtë kuptim një takim do të ishte i mundur, pavarësisht me presidentin apo kryeministrin. Por, gjithmonë ky duhet të jetë një takim midis përfaqësuesve të dy shteteve sovrane.
Die Presse: Pse duhet ta bëjnë këtë Nikoliq e Daçiq kur as njëri as tjetri nuk e njohin Kosovën?
Thaçi: Kosovën e kanë njohur tashmë 91 shtete të botës. Serbia ende nuk e ka njohur pavarësinë, por duhet ta bëjë ketë edhe ajo. Të dy në fakt, edhe Nikoliq edhe Daçiq e kuptojnë realitetin në Kosovë, por ende nuk janë të gatshëm ta njohin atë.
Die Presse: Janë më pakë të gatshëm se qeveria pararendëse?
Nikoliq dhe Daçiq kanë qenë pjesë e qeverisë në vitet 90-ta kur Serbia ka kryer genocid në Kosovë. Të dy, për njerëzit në Kosovë janë fytyra të njohura të dhunës. Sidoqoftë, të gjithë ne duhet të punojmë për një të ardhme më të mirë për të dy vendet. Nëse Brukseli dhe Uashingtoni bashkëpunojnë me ata, do të bashkëpunojmë dhe ne.
Die Presse: Të hënën në Vjenë ju festuat një sukses të madh. Njohjen e sovraniteti të plotë të Kosovës pa mbikëqyrje të bashkësisë ndërkombëtare. Megjithatë, veriu i Kosovës vazhdon të mbetet një problem i madh. Shpresoni se qeveria juaj do ta sjellë ndonjëherë këtë territor nën kontroll të vetin?
Thaçi: Territori i Kosovës është i njohur ndërkombëtarisht si i tërë dhe i pacënueshëm. Ne tashmë kemi realizuar pothuaj plotësisht Planin e Ahtisarit. Për veriun e Kosovës do të prezantoj një ofertë të re, në mënyrë që edhe këtë pjesë të popullsisë serbe ta integrojmë në shoqërinë tonë. Ky plan do të përmbajë garanci për lëvizjen e lirë të qytetarëve, zgjedhjet e lira për përfaqësuesit serbë, ndërsa do të ofrojë edhe investime socio - ekonomike. Ata janë qytetarët e mi dhe unë jam në gjendje të kujdesem për ta. E di që do të ketë shumë kërkesa, por unë besoj në sukses.
Die Presse: Por këta qytetarë që thoni se janë tuajt, nuk duan të bëhen qytetarët tuaj. 99 për qind e serbëve në veri përmes një referendumi janë deklaruar se nuk duan të qeverisen nga Prishtina. Si do t’i bindni ju këta njerëz?
Thaçi: 70 për qind e popullatës serbe në Kosovë janë integruar në shoqëri dhe institucionet e vendit. Kemi themeluar për ta komuna të reja dhe bashkëpunimi me drejtuesit e këtyre komunave është shumë i suksesshëm. Para pesë vitesh pala serbe refuzonte këtë bashkëpunim, por siç mund të shihet kjo ka ndryshuar komplet. Prandaj jam shumë optimist se këtë do t’ia arrijmë edhe në veri. Natyrisht, ne do të respektojmë interesat që ka Beogradi për popullatën serbe në Kosovë.
Die Presse: Edhe sa kohë mendoni se do të rrinë në Kosovë trupat e NATO-s, KFOR. Kohëve të fundit tensionet vetëm sa janë rritur?
Thaçi: KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë aq sa është e nevojshme. KFOR-i është i mirëpritur dhe gëzon respekt të madh tek popullata e Kosovës. Ne vetë kemi gjithashtu interes që sa më shpejtë të jetë e mundur të bëhemi pjesë e NATO-s.
Die Presse: Atëherë, mund të flitet për sovranitet të plotë për sa kohë KFOR-i mbetet në vendin tuaj?
Thaçi: Definitivisht po.
Die Presse: Problemi në veri të Kosovës është politik, apo zgjidhja po pengohet nga interesat e forta të krimit të organizuar?
Thaçi: Në veri të Kosovës krimi i organizuar ka shënuar rritje në pesë vitet e kaluar dhe ka rrezikuar dhe ngjallur frikë tek popullata serbe, përkatësisht tek qytetari i thjeshtë serb. Ne po luftojmë krimin e organizuar si në veri ashtu dhe në jug dhe këtë do ta bëjmë edhe më tej. Por Serbia, posaçërisht ministri i brendshëm nuk do të duhet të cënonte edhe më tej sovranitetin tonë.
Die Presse: Mendoni se Serbia është bërë me keq gjatë kohës sa Daçiq ishte ministër i brendshëm?
Thaçi: Ndoshta Serbia nuk ka ndryshuar, por Kosova po, ka ndryshuar – ka bërë përparime. Nuk është më koha e Millosheviqit. Daçiq, le ta harrojë Kosovën. Ai duhet të tregojë se respekton normat dhe standardet ndërkombëtare. Të shumtën, ai ka imituar Millosheviqin me veprimet e tij. Aktron kur shfaqet si politikan properëndimor, kurse vepron si një Sllobo i vogël. Milosheviqi ka marrë përgjigjen në Kosovë bashkë me Daciqin sepse edhe ky i fundit ka qenë pjesë e tij.
Die Presse: Disa deputetë të Parlamenti të Kosovës kanë bërë një kërkesë që Kosova të bashkohet me Shqipërinë. Çfarë thoni ju për këtë, çfarë thotë popullatë për këtë? Thaçi: Kosova është shtet i pavarur. Qëllimi im është që ta integroj në NATO dhe Bashkimin Evropian. Natyrisht, pastaj është e kuptueshme, që do të jetojmë së bashku me kufij të hapur brenda Bashkimit Evropian.

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: